ALBAForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


ALBAForum | Mirsevini tek Portali i Shqipeve
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Zbulohet Tartari tek Ekspozita

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 7
Join date : 14/09/2010
Age : 28
Location : Albania

Zbulohet Tartari tek Ekspozita Empty
MesazhTitulli: Zbulohet Tartari tek Ekspozita   Zbulohet Tartari tek Ekspozita Icon_minitimeWed Sep 15, 2010 3:41 pm

Zbulohet Tartari tek Ekspozita Shalsi1209

Zbulohet emri i Arjan Tartarit tek afera e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.(UPDATE)
Partia Socialiste ka denoncuar ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli se shitja e tokës shtetërore te ish-ekspozita “Shqipëria Sot” është bërë për të favorizuar kompaninë “Vision Construction” me pronar Arjan Tartarin, partnerin e deputetes demokrate Albana Vokshi.
Deputeti socialist Eduard Shalsi publikoi nje parakontrate mes pronareve te nje pjese te truallit tek ish-ekspozita “Shqiperia Sot” dhe Arjan Tartarit si aksioner i kompanise ‘Vision Construction’, ne te cilen ky i fundit merrte persiper procesin e privatizimit edhe te tokes shteterore, ne kembim te truallit per ndertim.
“Eshtë një kontratë e lidhur mes pronarëve të një pjese të truallit dhe Arjan Tartarit. Ky person është sipërmarrësi që ka marrë përsipër, sipas kesaj kontrate, që në emër të pronarëve të truallit të kryejë veprimet administrative për privatizimin”, tha Shalsi.
Parakontrata mes zoti Tartarit dhe ish pronareve, sipas deputetit socialist eshte nenshkruar qe ne mars te viti 2008, pak kohe me pare se Ministria e Ekonomise te drejtuar nga Genc Ruli te niste procesin privatizimit duke prishur ne menyre te njeanshme kontratat me subjektet qiramarrese ne ambientet e ish-ekspozites. Privatizimi u drejtua nga Mimoza Vokshi, drejtoreshe ne Ministrine e Ekonomise dhe njekohesisht, motra e deputetes Albana Vokshi.
“Nga ky koment Tartari dhe Rahman Selmanllari do të drejtojnë të gjitha hapat e privatizimit, do të jenë këta njerëz që do të diktojnë prishjen e kontratave dhe do të vënë një pushtet të tërë në shërbim të interesave të tyre. Do të diktojnë edhe cmimin e truallit që do ta blejnë po vete”, tha Shalsi.
Sipas Partise Socialiste kjo kontrate paraprake mes partnerit te deputetes Albana Vokshi dhe ku si ortak i kompanise se tij, ‘Vision Construction’ figuron edhe emri i Rrahman Selmanllari i njohur sipas opozites, si i mik i ngushtë i djalit te kryeministrit Berisha, eshte fakt flagrant qe deshmon kapjen e shtetit per interesa perfitimi personale.
“Ky nuk eshte një proces per të ndihmur pronarët, por kjo është një aferë për të pasuruar pushtetarët”, tha Shalsi..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albforum.createfreeforum.net
 
Zbulohet Tartari tek Ekspozita
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ALBAForum :: Forum i Lire :: Lajme-
Kërce tek: