ALBAForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


ALBAForum | Mirsevini tek Portali i Shqipeve
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 7
Join date : 14/09/2010
Age : 28
Location : Albania

Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore  Empty
MesazhTitulli: Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore    Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore  Icon_minitimeWed Sep 15, 2010 3:49 pm

Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore  AKUZAT-E-TOPIT-15_tn_27


Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka kërkuar sistemit gjyqësor në Shqipëri, të mos rrijë spektator për akuzat e korrupsionit nga të dyja kahet politike. (UPDATE)
Per numrin nje te shtetit shqiptar, perderisa keto akuza jane bere publike, atehere gjyqesori duhet ta informoje qytetaret per vertetesine e ketyre akuzave.
“Sistemi i drejtësisë duhet të jetë më i vëmendshëm, duhet të jetë më i kujdesshëm, duhet të jetë më profesional, duhet të demonstrojë më shumë protagonizëm në momentin kur akuzat shfaqen sheshit, kur akuzat, pa i paragjykuar jepen në mënyrë të ndërsjellë në publik dhe publiku me të drejtë kërkon të jetë jo vetëm i informuar, por kërkon të dijë se ku është drejtësia. Kjo nuk do të thotë që nga kjo tavolinë unë dëshiroj t’i mësoj rrugën sistemit të drejtësisë, por sistemi i drejtësisë nuk mund të rrijë si spektator dhe këtu e kam fjalën për të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë. Ndoshta akuzat janë politike, ndoshta akuzat reciprokisht mund të jenë dhe të pabazuara, ndoshta akuzat mund të kenë dhe argumente dhe këtë nuk e kam thjesht për protagonistët kryesorë. E kam për situatën në përgjithësi, e kam për cilindo që duhet të kuptojë se garancia për sistemin demokratik në Shqipëri si kudo, është sistemi i drejtësisë, është konsolidimi i shtetit ligjor, është përmbushja me shumë seriozitet i detyrës nga gjithsecili, nga i pari tek i fundit, nga më i kualifikuari deri tek më pak i kualifikuari”, u shpreh Topi.
Presidenti ka shtuar tonet e ashpra ndaj drejtesise duke permendur faktin se i adreson me qindra dhe mijra letra, per vendime gjyqesore te padrejta sidomos ne ceshtjen e pronave.
“Sigurisht që flas në emër të këtij sistemi, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por flas edhe në emrin e qytetarit, i cili sikurse thashë dërgon qindra dhe mijëra letra në zyrën e Presidentit. Flas me zërin e qytetarit, të cilin e kam kontaktuar drejtpërdrejt, prek shqetësimin e tyre, që fillon nga hallet më të rëndomta, e deri tek hallet më të forta. Janë të panumërta ankesat për çështjen e pronave, të panumërta. Nuk vijnë me letra anonime. Vijnë me zë të drejtpërdrejtë. Nuk ankohen për dhënien e drejtësisë, sepse të gjithë duhet të jenë të bindur që drejtësia kur flet, të tjerët duhet të heshtin, nuk duhet të flasin, por ankohen për abuzime që ndodhin gjatë procesit, për mungesën e transparencës, për probleme që edhe ju i dini shumë mirë. Kështu që ne e kemi të domosdoshme që të bëjmë vlerësimin”, theksoi Topi.
Presidenti shqiptar deklaroi se, te gjitha ankesat do te verifikohen ne cdo gjykate shqiptare. Verifimi do te nise nga Gjykata e Elbasanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albforum.createfreeforum.net
 
Topi: Drejtësia të mos qëndrojë spektatore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ALBAForum :: Forum i Lire :: Lajme-
Kërce tek: